Kosova qe 6 muaj pa drejtor policie, e 10 muaj pa kryeprokuror

Është bërë gjysmë viti që prej kur Kosova ka mbetur pa drejtor të Policisë e gati një vit pa Kryeprokuror të Shtetit. Të parin nuk po e emëron ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla pavarësisht që konkursi është mbyllur, e të dytin nuk po e dekreton presidentja Vjosa Osmani. Kritika e akuza kanë shkuar në drejtim të tyre për prolongim të këtyre proceseve në dy prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit

Janë bërë 6 muaj prej kur Samedin Mehmeti hoqi dorë nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, e 10 muaj prej kur ka përfunduar mandati i Aleksandër Lumezit si Kryeprokuror i Shtetit.

Ani pse konkursi për drejtorin e ri të policisë ka kohë që është mbyllur e edhe propozimi për kryeporkuror të shtetit është bërë nga Këshilli Prokurorial, ende këto dy pozita po funksionojnë me ushtrues detyre.

Ministri i  Brendshëm duket se nuk po zgjedh dot kë ta propozojë te kryeministri, e as Presidentja Osmani nuk po e dekreton e as refuzon emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror.

Tash e dy ditë, as kabineti i Xhelal Sveçlës e as Presidenca nuk u janë përgjigjur pyetjeve të televizionit për këto vonesa.

I ashpër dhe kritik për këto dy procese shprehet Driton Selmanaj, deputet nga LDK-ja.

“Mendojë që është sjellë e dënueshme edhe për presidenten Vjosa Osmani edhe për kryeministrin Albin Kurti. Është shumë për çudi që dy njerëz të cilët më se shumti në gojën e tyre edhe në narrativen e tyre e kanë pasur sundimin e ligjit arrijnë deri në ketë situatë që organet kryesore të cilat do të merreshin me ndjeke penale edhe me vendosjen e rendit edhe ligjit siç është Prokuroria e shtetit dhe Policia e Kosovës, mbesin pa udhëheqje”, ka theksuar Driton Selmanaj Deputet LDK.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, ka akuza më të rënda.

Ai thotë se dy krerët vendimmarrës për këto poste po përfitojnë kohë, në mënyrë që aty të vendosin persona të tyre të besueshëm.

“Preferenca është që ushtruesi i detyrës  duhet të jetë pa tjetër  Drejtor i Përgjithshme i Policisë së Kosovës. Të aspekti i dytë pse nuk kemi një kryeprokuror unë mendoj që ketë çështje presidentja e ka lidhur në aspektin personal me kandidatin potenciali i cili do të duhej të ishte në krye të kryeprokurorisë të Kosovës sepse mungesa e tij de fakto po e destabilizon aspektin juridik penale të Kosovës”, ka deklaruar Drizan Shala, Njohës i çështjeve të sigurisë.

Aktualisht ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Fehmi Hoti, ndërkaq i kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika