Kosova realizon një sërë aktivitetesh në Ditën e Evropës

Të hënën shënon dita e Evropës, e në shënim të kësaj dite do të mbyllen dy rrugë në Prishtinë, ndërsa disa aktivitete do të organizohen nga Zyra e BE-së në Kosovë

Në Kosovë, të hënën do të shënohet Dita e Evropës me një sërë aktivitetesh nga Zyra e Bashkimit Evropian(BE) në Prishtinë, të cilat do të fokusohen te të rinjtë, energjia e gjelbër dhe digjitalizimi.

Në ora 11:00, Amabasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së përpara hotelit “Grand” në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike dhe aktivitete të tjera që promovojnë lëvizshmërinë alternative.

Szunyog do të vizitojë mini-ekspozitën “E Ardhmja e Gjelbër” në Shtëpinë e Evropës në mesditë, dhe do të marrë pjesë në koncertin hapës të Ditës së Evropës dhe Chopin PianoFest nga ora 19:00.

Në ora 20:30, BE-ja në Kosovë do të organizojë pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit “Evropiani i Vitit” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Me rastin e kësaj dite, Komuna e Prishtinës do t’i mbyllë disa nga rrugët e kryeqytetit, me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Të hënën e nëntë majit, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, do të jenë të mbyllura rruga “George Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Qëllimi i kësaj mbylljeje është lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës, pasi këta të fundit, nuk kanë të drejte të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit nga Komuna, “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes” do të jetë aktiviteti i cili ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë.

Dita e Evropës bllokon disa rrugë në Prishtinë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika