Përfaqësuesja e Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ka fituar deri më tani gjashtë medalje.
Garuesit kanë rrëmbyer, gjithsej, tri medalje të arta dhe tri të bronzta.
Komuniteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova renditet në vendin e 11-të në Lojrat Mesdhetare “Oran 2022”.

Me më së shumti medalje të fituara në këtë gara është Turqia, me 32 të arta, 15 të argjendta dhe 21 të bronzta.