Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve kur ecin vetëm në mbrëmje

Kosova ka arritur një rezultat të lartë në ndjenjën e sigurisë, pasi 87 për qind qytetarëve ndihen të sigurt kur ecin vetëm në mbrëmje, duke u pozicionuar kështu në vendin e 12-të në botë

Prishtinë, Kosovë.

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023.

87% e qytetarëve të anketuar në Kosovë raportuan se ndihen të sigurt në qytetin e tyre, një tregues pozitiv për nivelin e sigurisë në vend.

Në krahasim me vendet e tjera, Kuvajti kryeson listën me 99% të qytetarëve që ndihen të sigurt, ndërsa Malavia mbyll renditjen me vetëm 40%.

Në këtë listë bashkë me Kosovën janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali i Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra.

Këto statistika tregojnë për një diferencë të madhe në ndjenjën e sigurisë mes vendeve.

Gallup është një kompani e njohur ndërkombëtare e hulumtimit të opinionit dhe analizës së të dhënave, e themeluar në 1935 nga George Gallup.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së pritet të shkëputet nga Maqedonia...

Rruga e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian(BE) do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që...

Të fundit nga rubrika