Kosova sanksionon Republikën Islamike të Iranit, i vendos sanksione shtesë Rusisë

Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin e zbatimit nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese ndaj Republikës Islamike të Iranit, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.01/64 të datës 25 shkurt 2022 të për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së dhe ShBA për vendosje të sanksioneve ndaj federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë  dhe propozim-vendimin për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese lidhur me shkeljen serioze dhe abuzimin me të drejtat e njeriut në Federatën ruse.

Ndërsa, zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi, ka thënë se sanksionet janë të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e aleatët e tjerë.

Sanksionet ndaj Rusisë janë të lidhura edhe me vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalnyn.

Ndërsa, për Iranin pakot e sanksioneve lidhen me aktivitetet e raketave bërthamore, balistike dhe personave dhe etniteteve që ofrojnë mbështetje për Qeverinë e Iranit.

“Pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit, gjegjësisht ndaj personave dhe subjekteve të përfshira në aktivitetet e raketave bërthamore dhe balistike dhe personave dhe etniteteve që ofrojnë mbështetje për qeverinë e Iranit”, ka thënë Gashi.

Kosova ka qenë pjesë e shteteve perëndimore që kanë sanksionuar Rusinë për luftën në Ukrainë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika