Kosova ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian, Divizioni B për meshkuj U-18 duke mundur Qipron me rezultat të thellë, 90-74, bën të ditur FBK.
Pjesa e parë për dardanët u nis me një epërsi prej 6 pikësh për të përfunduar çerekun e parë me shifrat e shënuara 26-19.
Epërsia e këtillë vazhdoi edhe në pjesën e dytë të lojës me rezultat 52-34.
Megjithëse në periodën e tretë Qiproja tentoi të rikthehej, Dardanët mbajtën epërsinë.
Dhjetë minutat e fundit ishin të barabartë, 20:21, duke bërë që Kosova të triumfojë me rezultat 90-74.
Tek Kosova u dalluan Olsi Kurtaj me 21 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, Norik Binqe me 16 pikë e pesë kërcime, Anes Gashi me shtatë pikë e 13 asistime, Bardh Istrefi me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Arlind Konjuhi me 17 pikë.