Kosova shënon gol kundër Izraelit

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në avantazh kundër Izraelit në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024, pas një goli të shënuar në minutën e 41 të ndeshjes nga Milot Rashica

Ndeshja Kosovë-Izrael./ Foto nga gazetarja e RTV Dukagjini, Anduena Bajqinovci

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në avantazh kundër Izraelit pas një goli të shënuar në minutën e 41 të ndeshjes.

Goli është shënuar nga Milot Rashica për të kaluar Kosovën në epërsi në duel me Izraelin.

Dardanët dhe izraelitët po luajnë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika