Kosova shënon rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga Reporterët Pa Kufij. Në këtë vit Kosova renditet në vendin e 75-të, ndërsa vitin e kaluar renditej në vendin e 56-të

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se Kosova ka shënuar regres për 19 vende në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij.

Sipas njoftimit të AGK-së, Kosova renditet në vendin e 75-të në botë, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56.

Organizata më e madhe botërore për lirinë e medies jep një sërë arsyesh për përkeqësimin e lirisë së medias në vendin tonë.

“Edhe pse media me sukses vazhdon t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori joefikas i medieve, KPM, po provon të reformojë veten. Televizioni më i madh, Klan Kosova, ka qenë subjekt i sulmeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu e ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik, RTK me zgjedhjen e një aleati të afërt të partisë në pushtet për drejtor. Mediet në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informatat publike, sidomos në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raport.

Raporti përmend edhe sulmet fizike në kohën e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe shtimin e padive SLAPP ndaj gazetarëve.

“Edhe pse gazetarët kanë besimin e shoqërisë, mediet e pavarura dhe gazetarët hulumtues janë shpesh cak i fyerjeve dhe lajmeve të rrejshme në medie sociale. Ata akuzohen në mënyrë të padrejtë se janë ‘bashkëpunëtorë të armikut’, retorikë e përdorur nga grupe politike dhe fetare”, ka përfunduar raporti.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika