Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot do të nënshkruajnë një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin ushtarak, duke nënshkruar Deklaratën për Bashkëpunimin Trilateral Ushtarak në Tiranë.

Kjo deklaratë gjatë ditës pritet të firmoset nga ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve: Ejup Maqedonci nga Kosova, Pirro Vengu nga Shqipëria dhe Ivan Anushiq nga Kroacia.

“Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes; Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale”, kanë thënë nga ministria se do të jenë pikat kryesore të kësaj marrëveshje.

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika