Kosova të enjten do të luajë kundër Qipros në Ligën e Kombeve

Kosova do të nisë të enjten më 2 qershor ndeshjet në sezonin e tretë të Ligës së Kombeve, ku do të luajë kundër Qipros me fillim nga ora 18:00

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll

Kombëtarja e Kosovës të enjten do të nisë ndeshjen e parë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku do të luajë kundër Qipros, e cila do të presë ekipin kosovar në vendin e tyre.

Kosova para disa muajsh ka mësuar ekipet kundërshtare në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët nga shortet e tyre do të jenë në grup me kombëtare të njohura si Irlanda e Veriut dhe Greqia, teksa në grup me ta gjendet edhe Qipro.

Pikërisht Qipro, është ekipi përfaqësues me të cilin Kosova do të nisë kualifikimet dhe ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Ekipi kosovar i menaxhuar nga Alain Giresse do të luajë ndeshjen e parë, kësaj radhe si mysafir te Qipro.

Ndeshja pritet të zhvillohet në AEK Arena të Larnakas me fillim nga ora 18:00.

Alain Giresse, menaxheri i Kombëtarës së Kosovës

Kosova e drejtuar nga Alain Giresse, të mërkurën ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj Qipros në Ligën e Kombeve.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Kosovën, kësaj radhe si mysafir.

Dardanët kanë udhëtuar drejt ishullit më të madh në Mesdhe paraditen e së mërkurës, derisa pasdite kanë kryer stërvitjen në “AEK Arena” në Larnaca.

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar fare me ekipin në Qipro, për shkak të lëndimit. Ai është kthyer në klubin e tij për të vazhduar trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për ndeshje dhe janë optimistë për nismë të mbarë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Dardanët pas ndeshjes në Qipro, do t’i luajnë dy ndeshje në shtëpi kundër Greqisë dhe Irlandës së Veriut, derisa më pas udhëtojnë në Volos, për t’u përballur sërish me Greqinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika