Kosova u bën thirrje ndërkombëtarëve që Serbia ta lirojë veteranin e UÇK-së, Hasan Daka

Ministria e Punëve të Jashtme, ka reaguar pas arrestimit të Hasan dhe Xhavit Dakës, ku ky i fundit tashmë është liruar, nga policia serbe në Merdar

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë që Serbia ta lirojë Hasan Dakajn, ish-pjesëtar i UÇK-së, të cilin e ka arrestuar të premten në mëngjes.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Për Hasan Dakën, avokati Xhevat Smakiqi konfirmoi se është ndaluar, ndërsa MPDJ konfirmoi se Xhavit Daka është liruar.

MPJD-ja ka thënë se ka aktivizuar të gjithë mekanizmat institucionalë dhe se ka njoftuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Serbi, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Hasan Daka dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftimin zyrtar.

MPDJ ka njoftuar se do të paraqesë kërkesë zyrtarë autoriteteve serbe për ta lejuar ambasadorin Jashari që ta vizitojë të arrestuarin Hasani.

“Zyra Ndёrlidhёse e Republikёs sё Kosovёs nё Serbi, do tё paraqesë kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar ambasadorin Jashari ta vizitojё Hasan Daka, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet Hasan Dakës nga organet serbe”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në pikën kufitare me Serbinë në Merdar, është arrestuar ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, nga policia serbe.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, i cili është kontaktuar nga familja Dakaj për arrestimin e tij.

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se Dakaj është nga Prizreni dhe i njëjti po udhëtonte drejt Italisë me vëllain e tij.

Tutje, ai ka theksuar se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që të interesohet për fatin e Dakajt.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD-së) i kam shkruar dhe ata janë duke u marrë me këtë punë dhe jam duke kontaktuar edhe me zyrën ndërlidhëse në Beograd që e ka Kosova dhe kërkova urgjentisht lirimin e tij, pasi nuk ka asnjë arsyje që të mbahet i arrestuar”, ka thënë Smakiqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika