Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror të hendbollit

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionatin Botëror që në muajin gusht mbahet në Kinë.

Hendbollistet e Kosovës dhe të Nigerisë janë përballur të dielën paradite në Tashkent të Uzbekistanit, në finale të IHF Trophy Intercontinental, ku Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

Prej sporteve ekipore vetëm përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionat Botëror deri më tani.

Hendbollistët juniorë janë paraqitur në Kampionatin Botëror të mbajtur në Spanjë në vitin 2019, ndërsa ishin kualifikuar pikërisht përmes IHF Trophy. Këtë sukses të dielën e arritën edhe hendbollistet e reja të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika