Kosova U19 përballet sot me Austrinë U19 në “Elite Round”

Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll në kategorinë e meshkujve, do të përballet sot me Austrinë U19, në kuadër të “Elite Round”, për kualifikim në Evropianin e këtij viti.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Slloveni. Përveç Austrisë, në Grupin e parë kualifkuese bashkë me Kosovën janë edhe Spanja dhe Sllovenia.

Kosova U19 po drejtohet nga përzgjedhësi Adil Maliqi, i cili arriti sukses duke e kaluar raundin e parë kualifikues.

Përfundoi si e dyta në grup me 5 pikë, pas Ukrainës që u rendit e para. Edhe pozta e dyta mjaftoi për kualifikim në “Elite Round” Maliqi ditë më parë publikoi listën e lojtarëve të ftuar, e ku pjesë e listës janë vetëm dy lojtarë që luajnë në Kosovë, Elvir Gashijani i Llapit dhe Igball Jashari i Prishtinës.

Kjo është hera e dytë që Kosova U19 ka arritur në këtë fazë të kualifikimeve. Më herët suksesin e njëjtë e kishin arritur “Dardanët” e rinj me trajnerin Ramiz Krasniqi.

Në Evropian do të kualifkohen vetëm përfaqësueset që përfundojnë në vendet e para në shtatë grupe sa janë në këtë fazë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika