Kosova U22 në kategorinë e grave ka fituar ndeshjen kundër Serbisë pasi kjo e fundit nuk u shfaq fare në fushë për të zhvilluar ndeshjen.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata e Volejbollit në Instagram.
“Serbia nuk u paraqit në fushë, andaj kjo nënkuptoi që vashat tona (Yllka Jashari/Melirona Avdullahu), të drejtuara nga Vildane Jashari, fituan pikët e para në këtë Kampionat Ballkanik, i cili është duke u mbajtur në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot kundër Rumanisë me fillim nga ora 19:30.