Kosova uron Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka uruar Malin e Zi për Ditën e Pavarësisë dhe shkruan se mezi pret që edhe më shumë t’i forcojë lidhjet me shtetin fqinj malazez

Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë.

MPJ, përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka shkruar se Kosova mezi pret që edhe më shumë t’i forcojë lidhjet me shtetin fqinj malazez.

”Republika e Kosovës është e lumtur që ju ka fqinj dhe mezi pret të vazhdojë që të forcojë lidhjen tonë që kemi mes shteteve tona dhe më e rëndësishmja, traditën mes njerëzve tanë të mirë”, shkruhet në postim.

Më 18 maj, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka vizituar Kosovën, i cili është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me nderime të larta shtetërore.

Ata kanë mbajtur një konferencë për media, në të cilën Gjukanoviq kishte lavdëruar marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës dhe Malit të Zi si shtete fqinje dhe kishte thënë se ndjehet i lumtur që Kosova ndan po të njëjtat qëllime strategjike drejt rrugës së Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, Gjukanoviq është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili me këtë rast e nderoi me ”Çelësin e qytetit” presidentin malazez.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika