Agjencia e lajmeve KosovaPress është pranuar zyrtarisht si anëtare me të drejt atë plota në Aleancën Evropiane të Agjenisve të Lajmeve (EANA), ku është duke mbajtur punimet Asambleja e Përgjithshme e EANA-s.
Votimi është bërë në mënyrë anonime, ku është kërkuar 3\4 e votave të të gjithë anëtareve që ti mundësohet pranimi KosovaPress-it në këtë agjenci.
Për të qenë pjesë e kësaj organizate KosovaPress, nuk ishte e vetmja, pasi kishin aplikuar edhe agjencitë e tjera si MIA nga Maqedonia e Veriut, dhe Armenpress nga Armenia.
Kjo mbledhje eshtë mbajtur në Cyrih të Zvicrës.
Nga 32 vende anëtare, pas fillimit të luftës në Ukrainë, Agjencia e lajmeve e Rusisë, Tass është suspenduar. Në të kanë marrë pjesë 27 agjenci të lajmeve. KosovaPress ka marrë 25 vota (24 vota akne qenë të domosdoshme), duke u bërë kështu anëtarja e 333-të e Aleancës.
Agjencia e Maqedonisë se Veriut (MIA) dhe e Armenisë (Armenpress) nuk arritën votat e mjaftueshme.
Me këtë anëtarësim KosovaPress-it i hapën edhe me shumë rrugët për të bashkëpunuar me të gjitha Agjencitë e Lajmeve të Evropës dhe falë këtyre marrëveshjeve, mediat dhe lexuesit do të kenë më shumë lajme nga këto vende në të gjitha fushat.