Kosovarët edhe për vitin 2025 janë më të lumturit në rajon.
Kosova ka mbajtur vendin e 29-të në renditjen e shteteve më të lumtura në botë, për të dytin vit radhazi, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025.
Studimi është zhvilluar në 147 shtete, duke përdorur anketat e vetëvlerësimit, ku individët vlerësuan jetën e tyre në një shkallë nga 0 deri në 10, ku 0 është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.
Pas Kosovës, në rajon renditen Serbia në vendin e 31-të, Mali i Zi i 71-ti, Kroacia i 72-ti, Maqedonia e Veriut i 86-ti dhe Shqipëria i 89-ti.
Ky raport, i publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u prezantua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së.