Kosovarët pa sigurim shëndetësor minimumi edhe 4 vjet

Për sistemin e informimit shëndetësor, ka filluar procesi i studimit të fizibilitetit dhe pritet të finalizohet në qershor, ndërsa sigurime shëndetësore qytetarët e Kosovës nuk do të kenë së paku edhe katër vite. Kështu thotë ministri i Shëndetësisë, por që për dallim prej tij anëtar të Komisionit për Shëndetësi nga opozita dhe nga Shoqata e Pacientëve, nuk janë optimist se sigurimet shëndetësore do të jetësohen nga kjo qeveri

Dhjetëra në mos qindra miliona euro qytetarët e Kosovës për çdo vit i harxhojnë për trajtim mjekësor jashtë shtetit.

Për herë të parë një Ligj për sigurime shëndetësore ishte miratuar në vitin 2007. 16 vjet pas ende qytetarët nuk kanë sigurim shëndetësor. Tek në muajin qershor sipas Ministrit të shëndetësisë pritet të finalizohet hapi fillestar për këtë proces.

“Sistemi i informimit shëndetësor, ka filluar procesi i studimit të fizibilitetit nga një kompani jashtëzakonisht e njohur gjermane, dhe ky studim pritet që të mbarojë në pjesën e dytë të qershorit dhe në momentin e parë që të mbaroj ky studim fizibiliteti do të merren rekomandimet që merren nga ky studim dhe do të fillojnë menjëherë edhe investimet edhe implementimi i tij si parakusht për sigurimet shëndetësore”, ka thënë Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë.

Sistemi informativ shëndetësor sipas ministrit Vitia do të finalizohet për një vit e gjysmë maksimumi, ndërsa jetësimi i sigurimeve shëndetësore do të vonojë edhe më shumë.

“Deri sa të gjithë kanë thënë që mund të bëhet për 10 muj dhe 12 muaj, për besë kanë qenë fontanë dëshirash. Fondi i sigurimeve shëndetësore, sigurimet shëndetësore nuk mund të bëhen para një periudhe 4 vjeçare sepse është e pamundur, kjo është në të gjithë botën”, shoti ai.

Kryetari i Shoqatës së Pacientëve nuk është optimist aq sa kreu i shëndetësisë. Besim Kodra thotë se janë edhe disa parakushte të tjera për sigurimin shëndetësor, projekt i cili sipas tij do të zgjidhë gjendjen e mjerueshme shëndetësore në Kosovë.

“Pacientët 18% e tyre nuk po shkojnë fare te mjeku në pamundësi për t’i paguar tarifat financiare, 34% po kanë vështirësi financiare me i siguru shërbimet, 40% janë pagesa nga gjepi që në bazë të rekomandimeve të OBSH-së duhet të jenë nën 20%”, ka thënë Besim Kodra, kryetar i Shoqatës së Pacientëve.

Kodra thotë se institucionet publike shëndetësore nuk janë të licencuara për shkak se nuk i plotësojnë shumë nga kushtet e kërkuar, për çka edhe pas implementimit të sigurimeve shëndetësore, pacientët do të vërshojnë spitalet private.

Edhe anëtarët e Komisionit për shëndetësi nga opozita thonë se me këtë Qeveri nuk besojnë se do të realizohen sigurimet shëndetësore.

Shemsedin Dreshaj thekson se si opozitë në komision janë shumë të interesuar dhe do të jenë konstruktiv në këtë proces, i cili nuk po realizohet për fajin dhe paaftësinë e Qeverisë “Kurti”.

“Janë bërë agjenda janë bërë ligje por ato kurrë nuk janë finalizu, me ardhjen e qeverisjes së re gjithçka ka nisur nga fillimi. Edhe kjo legjislaturë e ka në agjendë ligjin për sigurime shëndetësore mirëpo ai ligj ka gjenë në vitin e kaluar nuk është debatuar, është këtë vit jemi në gjysmën e vitit dhe ende nuk shihen askund fillet një përmbyllje të tij”, ka thënë Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj.

Në vitin 2009 ligji për sigurime shëndetësore ishte tërhequr për shkak të buxhetit. Ndërkaq ligji i ri për sigurime shëndetësore u miratua në vitin 2014, por që prapë asnjëherë nuk u zbatua. Ata pak qytetarët që kanë sigurime shëndetësore janë të siguruar vetëm përmes kompanive private.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika