Kosovari i arrestuar në Serbi, pretendohet se ishte pjesë e UÇK-së, mohon OVL

Një qytetar kosovar ende vazhdon të mbetet i arrestuar nga autoritetet e Serbisë, nën dyshimet se ka kryer krime lufte. Ai u arrestua të mërkurën në mesin e 1400 kosovarëve që u ndaluan e maltretuan në kufijtë e Serbisë por që pastaj u liruan. Familjarët e Sadik Durakut thanë se janë në pritje të një vendim nga Gjykata. OVL e UÇK-së mohon se ai ishte pjesë e luftës

Mbi 1 mijë qytetarë kosovarë dy ditët e kaluara përfunduan të maltretuar e të ndaluar nga autoritetet e Serbisë, derisa përdornin pikat kufitare tokësore të vendit fqinj.

Por, njëri nga ta është akoma i arrestuar në Serbi. Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga Gjakova, i cili në këtë valë u arrestua dhe u ndalua me pretendimin që i njëjti kishte kryer krime lufte.

Vëllai i Durakut, për televizionin tregoi që ai po mbahet akoma atje dhe po pritet që procesi gjyqësor të marr epilog.

“Për momentin është në gjykatë, gjyqi ka vazhdu akoma,  i ka zgjatë shumë. Për momentin nuk kemi asnjë informacion prej tij tash po presim çka po thojnë prej atje. Gjendja shëndetësore ka lajmëru që është e mirë, terapinë është duke e marr e për momentin mirë është”, ka deklaruar vëllai i Durakut.

Por, dikur ministri i Propagandës në Serbi tash Presidenti i saj, Aleksandër Vuçiq sot deklaroi që janë liruar të gjithë të ndaluarit ndonëse familjarët mohojnë një gjë të tillë.

“Dy ose tre persona u ndaluan për t’u marrë në pyetje dhe të gjithë u liruan. Njëri prej tyre u mor në pyetje sepse ishte në UÇK”, ka deklaruar Vuçiq.

Ndërkohë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Has po konsiderojnë që kjo është vetëm arsyetim i Serbisë pasi sipas tyre Sadik Duraku nuk ka qenë fare pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në degën tonë e kemi verifiku, Sadik Duraku nuk ka qenë pjesëtar ose veteran në organizatën tonë. Por ne kemi informacion që gjatë kohës së luftës Sadiku ka qenë në Berlin në Gjermani”, ka deklaruar Xhevdet Thaçi nga OVL e UÇK në Has.

Pos maltretimit të qytetarëve e ndalimit të tyre, Serbia ka ndaluar për rreth 48 orë edhe zv.Drejtorin e Policisë së Kosovës që është nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq, i cili u lirua të enjten vonë pasdite.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika