Kosovari që shërbeu si mjek në Arabi, sjell në Kosovë librin “Mjekësia Emergjente, diagnoza dhe trajtimi”

Dr. Petrit Mulaku ka diskutuar dhe shpalosur detaje rreth përvojës së tij si mjek  duke shërbyer në një nga qendrat kryesore mjekësore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara të Arabisë për 12 vite me radhë

Dr. Petrit Mulaku ka diskutuar dhe shpalosur detaje rreth përvojës së tij si mjek, duke shërbyer në një nga qendrat kryesore mjekësore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara të Arabisë për 12 vjet me radhë.

“Mjekësia Emergjente, diagnoza dhe trajtimi” është libri që ka publikuar doktor Petrit Mulaku që përfshin përvojën e tij 12-vjeçare të shërbimit si mjek në Arabi.

Mulaku ka shtuar se përvoja e tij e shkruar në libër do të shërbejë si “model studimi dhe praktikë te stafi mjekësor i Kosovës.”

Ai ka deklaruar se përfundimisht është rikthyer në Kosovë dhe do të shërbejë tash e mbas në vendlindje.

Mulaku ka thënë se fillimisht, para 12 vjetësh, ka qenë metoda “spontane” e përzgjedhjes së tij për të shërbyer në vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi planet e tij pas specializimit në Institucionet Publike të Kosovës kanë qenë vendet si SHBA-ja apo edhe Gjermania.

Mulaku ka shpalosur disa detaje të dallimit në aspektin e institucioneve dhe shërbimit mjekësor mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ka dallime, ka përparësi dhe mangësi. Emiratet e Bashkuara e kanë si mundësi fuqinë investuese, të cilën e kanë përdorur shumë për ngritjen e spitaleve shumë modern dhe të përparuara. Kanë edhe një iniciativë prej qeverisë që kujdesi mjekësor të jetë i standardizuar.”, shtoi ai.

“Përparësi fuqia më e vogël investuese në kujdesin shëndetësore. Një përparësi e madhe te Kosova janë asetet njerëzore që kemi numër të madh qoftë të mjekëve, infermierëve, pavarësisht kushteve vazhdojnë të ketë interesim për të ndjekur karrierën në mjekësi. Një vend i vogël që me formu një sistem që mundet me u kontrollu shumë më lehtë.”, shtoi ai.

Ai shtoi se e veçanta e stafit mjekësor në Arabi është shumëllojshmëria e prejardhjeve të mjekëve, qoftë nga ana perëndimore si SHBA-ja, Kanadaja e deri te Koreja e Japonia.

Mulaku ka treguar për emisionin “Rreth e Rrotull” se kanë ekzistu “vështirësi” fillimisht për procedurat paraprake të kalimit nga Kosova në Emirate të Bashkuara Arabe, por që kushtet “financiare” dhe “zgjidhja lehtësisht e kushteve të akomodimit” dhe “kushteve të punës” janë arsyejet kryesore që ai ka zgjedhur Abu Dabin.

“Vështirësitë kanë ekzistu, por kemi pasur përkrahje nga spitali për çështje qoftë të banimit, ambientimit apo edhe procedurave të tjera. Kemi kaluar me sukses vështirësitë. Ka ndodhur spotanisht, nuk ka qenë në listën e synimeve të mia. Kam planifikuar për SHBA dhe Gjermani. Kushtet e punës, ofertat dhe pagesa, pastaj premtimi për përkrahje për familjen, si dhe vendosjen e akomodimit jam bindur për të vazhduar pjesën tjetër të jetës”, deklaroi Mulaku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika