Kosovë: 1 i vdekur e 36 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar një person të vdekur dhe 36 të infektuar nga COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 252 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 41 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsej 570.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 297 persona kundër Coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë, 2 Prill 2022

Ndërkaq, 901 mijë e 546 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 820 mijë e 655.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 210.

Janë 1 milion e 822 mijë e 649 doza të administruara në total.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika