Kosovë: Vende-vende parashihet të ketë reshje shiu

Të martën e 16 gushtit pritet të ketë reshje shiu në Kosovë

ilustriumi

Të martën e 16 gushtit pritet të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira, dhe sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vende-vende parashihet të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë ndërmjet 25 dhe 35 gradë Celsius.

Gjithashtu, parashihet të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Moti për datën 16 gusht 2022

“Moti, do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj mot me diell dhe vranësira konvektive cilat ditën e martë, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar”.

Reshjet e shiut të cilat përfshinë vendin gjatë këtyre ditëve, fillimisht më të fokusuara ishin në veriperëndim dhe verilindje të vendi. Ndonëse këto reshje ishin të mirëseardhura për gjitha fushat, nuk do të thotë se mbaruan temperaturat mbi 30 gradë Celsius. I nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet, duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

”Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në komunikatën e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika