KOSTT thotë se është rikthyer energjia elektrike në qendër të Prishtinës

Operatori i sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës - KOSTT, ka thënë se tashmë është rikthyer furnizimi me energji elektrike nga mënstacioni Prishtina 3

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina

Është rikthyer furnizimi me energji elektrike nga mënstacioni Prishtina 3.

Lajmin e ka bërë të ditur operatori i sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT.

Për shkak të një avarie të madhe të ndodhur dje, ekipet e KOSTT-it kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit.
“Mbi 50 punonjës janë angazhuar në përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3 dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për arritjen e suksesit në stabilizimin e situates”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë.
“KOSTT mbetet plotësisht i përkushtuar në shërbim të qytetarëve, duke vazhduar të punojë pa rreshtur për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset e afektuara nga mungesa e energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika