Kotrabandimi i armëve nga Serbia në veri përmes ambulancave, “The Geopost” publikon pamjet (VIDEO)

Gazeta “The Geopost” ka publikuar videon për të cilën thotë se është xhiruar në veri të Mitrovicës e ku shihen persona të maskuar duke marrë armë nga ambulanca. Një veprim i tillë është përmendur edhe nga deputetja britanike Kearns, më herët të martën

Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns ka deklaruar më herët të martën se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, kjo bëhej me anë të ambulancave.

Gazeta “The Geopost” ka publikuar videon për të cilën thotë se është xhiruar në veri të Mitrovicës e ku shihen persona të maskuar duke marrë armë nga ambulanca.

“Ambulanca serbe në veri të Kosovës bartë armë ditën kur u bombardua një ndërtesë zgjedhore në Mitrovicë. Në video shfaqen edhe anëtarët e ‘Mbrojtjes Civile’ , të udhëhequr nga i burgosuri tashmë i ndaluar i njohur si Lune”, thuhet në përshkrimin e tyre.

 

Kearns  në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se Qeveria e Britanisë është informuar nga KFOR-i se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, ato ruhen në kishat ortodokse serbe.

Deputetja Kearns tha se këto armë vijnë nga Serbia përmes autoambulancave.

“Kjo është arsyeja pse fotografia e sigurisë është kaq e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i ndalim milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”, ka thënë ajo.

Kearns i ka bërë thirrje Qeverisë së Britanisë që ta bëjnë të qartë përkrahjen për Kosovën dhe sovranitetin e integritetin territorial të saj. Sipas saj, kjo bëhet duke e zgjeruar mandatin e KFOR-it për ta luftuar kontrabandën me armë nga grupet kriminale në veri.

Ndryshe, Milun Milenkoviq i njohur si “Llune”, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’”, është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Arrestimi i tij nxiti protestat e serbëve lokalë, me ç’rast janë sulmuar policët e Kosovës, tre prej të cilëve pësuan lëndime.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika