Koulibaly afër transferimit te Chelsea

Mbrojtësi qendror Kalidou Koulibaly, është gati që të largohet nga Napoli, për në skuadrën londineze Chelsea

Kalidou Koulibaly.

Futbollisti i Napoli-t, Kalidou Koulibaly, është vetëm një hap larg transferimit te skuadra londineze e Chelsea-t.

Mediat afër klubit blu kanë raportuar që tashmë ata janë shumë afër që të arrijnë marrëveshjen me Napoli-n, me Koulibaly-n që do të nënshkruante kontratë tre-vjeçare.

Koulibaly ka tash e gjithë verën që lidhet me një lëvizje larg Napoli-t, por në fillim klubi Italian hezitoi që të vendoste për shitjen e tij.

Mirëpo, tani duket se ata janë pajtuar me faktin që 31-vjeçari do të largohet dhe skuadra që përmbush kushtet për transferimin e tij është pikërisht Chelsea.

Dy herë kampionët e Europës gjatë kësaj verë humbën Andreas Christensen te Barcelona dhe Antonio Rudiger te Real Madrid, dhe tani po kërkojnë që të përforcojnë mbrojtjen.

Për qendër mbrojtësin nga Senegali, ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel pritet të paguaj rreth 40 milionë euro, ndwrsa, përveç tij në listë janë edhe Jules Kounde dhe Matthijs De Ligt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika