Kovaçevski: E ardhmja e të rinjve maqedonas është në BE dhe nuk kemi gjenerata për të humbur

Sipas kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të rinjtë e shtetit të tij i pret një ardhme e ndritur në Bashkimin e Evropian

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçvski, 10.07.2022

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe njëherësh kryetari partisë LSDM, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një takim më të rinjtë, ku ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk ka gjenerata për t’i humbur.

Politika është ajo që duhet t’iu sigurojë një të ardhme të rinjve dhe kjo, sipas tij, do të thotë stabilitet afatgjatë dhe përparim ekonomik i vendit.

“E ardhmja e gjeneratave të reja maqedonase është në Bashkimin Evropian(BE)”, ka thënë  kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka folur në lidhje me ‘Propozimin francez’.

“Me propozimin e fundit evropian, ne kemi një gjuhë të pastër maqedonase në BE, që do të thotë fundi i gjithë konfuzionit identitar të popullit maqedonas që po e përjeton me shekuj” ka thënë ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski

Ai ka treguar se si do të flasin qytetarët e Maqedonisë së Veriut,  “në BE do të jemi maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Ju do të jeni maqedonas, maqedonase, maqedonase do të jetë gjuha zyrtare në BE. Kjo e mbyll njëherë e mirë temën e identitetit”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut u është drejtuar të rinjve maqedonas duke iu thënë, “pasi të zgjidhet ky problem, askush nuk mund t’iu sfidojë, mohojë, nënçmojë më. Krenar, për veten e tyre, në BE”.

Ai ka përfunduar duke thënë se, po vijnë kohë të mira për të rinjtë e vendit të tij, dhe ata do të kenë si brengë gjithçka që është normale dhe duhet diskutuar në shekullin e 21-të, ekonominë, shëndetin, arsimin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika