Kovaçevski fletë para OKB-së, e ardhmja e vendit është arsimi

I zgjedhuri nga të zgjedhurit e popullit maqedonas që është në krye të qeverisë Dimitra Kovaçevski, ka zbërthyer planin e ekzekutivit që e udhëheq ai në Sesionin e Transformimit të Arsimit në OKB. Tutje ai ka treguar janë duke investuar në infrastrukturë, staf mësimdhënës kompetent, dhe digjitalizim

Kryministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

 





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB) në Sesionin e Transformimit të Arsimit, ka treguar strategjinë avancimit të procesit arsimor në vendin e tij.

“Ne punojmë me përkushtim dhe jemi të përkushtuar në krijimin e kushteve dhe mjedisit që do t’i lejojnë nxënësit dhe studentët tanë të lulëzojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre”, ka shkruar Kovaçevski.

Më tej, ai ka theksuar janë duke investuar në infrastrukturë, staf mësimdhënës kompetent, dhe digjitalizim.

“Kemi prezantuar një kurrikulë krejt të re, mbështetje për nxënësit me aftësi të kufizuara, bursa për nxënësit e shkollave të mesme, ushqim falas për të gjithë nxënësit, jemi duke punuar për promovimin e arsimit të mesëm profesional për zhvillimin e kualifikimeve shtesë në të rinjtë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se është ndjerë i lumtur që e kishte mundësin të fliste në Sesionin e Transformimit të Arsimit në OKB-së, për të ardhmen Maqedonisë së Veriut, e cila sipas tij është arsimimi i rinisë

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika