Kovaçevski: FMN-ja ka miratuar kredinë për Maqedoninë e Veriut

Kryeministrit Dimitar Koavçevski ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut ka marrë dritën jeshile nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, për të tërhequr 110 milionë euro

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Koavçevski

 





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Koavçevski, ka treguar se vendit të tij i është miratuar kredia nga Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN), përmes linjës kreditore brenda 24 muajve.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar programin e ri për Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook.

Sipas të parit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ata kanë marrë dritën jeshile për të tërhequr 110 milionë euro.

“Këto para kanë për qëllim financimin e mbështetjes së buxhetit, mbështetjen e rezervave të shkëmbimit të huaj që është e rëndësishme në këtë krizë kur ka rritje të madhe të çmimit të energjisë që ne importojmë”, ka theksuar Kovaçevski.

Ai ka përfunduar duke theksuar se Qeveria e udhëhequr nga ai, ka marrë mbështetjen më të madhe nga FMN-ja për politikat ekonomike dhe fiskale.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika