Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në cilësinë e ligjëruesit, u është drejtuar studentëve të Universitetit të Kolumbisë duke u thënë se vendi i tij është një shembull i rrallë në Ballkan ku dhuna, luftërat, presionet ekonomike dhe rregulli se më i forti fiton nuk vlen.
Sipas Kovaçevskit, Maqedonia e Veriut e kishte fituar pavarësinë në mënyrë paqësore, duke gjetur zgjidhje përmes përpjekjeve diplomatike.
“Nëse doni të gjeni një vend në botë ku përdoren përpjekjet diplomatike, atëherë është Maqedonia e Veriut. Të gjitha marrëveshjet që kemi bërë në vend dhe me fqinjët janë funksionale dhe të qëndrueshme. Marrëveshjet i dhanë vendit një mundësi për të përparuar në arritjen e synimeve tona strategjike”, ka thënë ai.
“Kemi një sistem të vlerësuar të parimit Badenter të shumicës së dyfishtë. Politika dhe mekanizma të tillë në fakt funksionojnë, sepse bazohen në politikën e përgjithshme kombëtare”.
“Aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e këtij sistemi është nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila është koncept i suksesshëm për zgjidhjen e konflikteve identitare”, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Më tej, ai ka përfunduar se në një periudhë prej 30 vitesh kanë zhvilluar një model demokratik që është shumë i njohur, me një demokraci funksionale multietnike.