Në konferencën së parë ndërqeveritare ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh i kënaqur që pas 17 vjetësh pritjeje, vendi i tij do të fillojë negociatat drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ai ka theksuar se ngadalë por sigurt Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Bashkimit Evropian.
Kovaçeski tha se propozimi francez i miratuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, miratimi i të cilit hapi rrugën për integrimin për në BE, ishte zgjidhja më e mirë e mundshme.
“Propozimin evropian që morëm përmes një procesi të gjerë konsultimi, e njohëm si zgjidhjen më të mirë të mundshme, e cila respekton dhe ruan vijat e kuqe nga disa aspekte, dhe në të njëjtën kohë i jep fillimin përfundimtar negociatave”, ka deklaruar ai.
Më e rëndësishmë sesa hapja e negociatave, sipas kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, është vendimi për gjuhën maqedonase, e cila do të jetë gjuhë zyrtare e BE-së.
“E rëndësishme për ne është se është specifikuar gjuha maqedonase pa asnjë shtesë, sqarim dhe plotësim. Kjo hap dyert që gjuha jonë maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së, që unë personalisht e konsideroj arritjen më të madhe dhe suksesin më të rëndësishëm”, ka thënë Kovaçeski.
Në këtë mënyrë, gjuha maqedonase jo vetëm që do të mbrohet, por do të ketë edhe një promovim të jashtëzakonshëm, pasi shumë vende dhe kultura të cilat tradicionalisht nuk kanë kontakt me gjuhën tonë, do të mund ta njohin atë, ka vijuar ai.
Konferenca e parë e përbashkët në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian do të mbahet në ora 11:00