Kovaçevski takon ambasadorin Qehaja, flasin për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka thënë se me Kosovën, Maqedonia e Veriut, ka marrëdhënie bilaterale miqësore dhe konstruktive. Më tej ka shtuar se vetëm nëpërmjet dialogut Kosova dhe Serbia mund të arrijnë normalitetin në mes tyre

Kryeministri i Maqedonisë e Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Ambasadori i Kosovës Florian Kehaja

Ambasadori i Kosovës Florian Qehaja, është mirëpritur nga kryeministri i Maqedonisë e Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski ka thënë se vendi i tij me shtetin e Kosovës, ka raporte miqësore dhe konstruktive.

“Me Kosovën kemi marrëdhënie bilaterale miqësore dhe konstruktive, bazuar në dialog dhe pa çështje të hapura. Vendosmëria jonë për të zhvilluar marrëdhënie fqinjësore është vendimtare për përparimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej ai ka thënë se shteti i Maqedonisë së Veriut mbështetë Kosovën dhe Serbinë për dialogun dhe është i lumtur që këto dy vende kanë rënë dakord për njohjen ndërsjellët të letërnjoftimeve.

Sipas Kovaçevskit vetëm nëpërmjet dialogut Kosova dhe Serbia mund të arrijnë normalitetin në mes tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika