Kovaçevski: VMRO-DPMNE çdoherë është kundër vendimeve strategjike të shtetit

I pari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, thënë se VMRO-DPMNE - ja ka qenë kundër vendimeve strategjike të vendit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçvski,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është deklaruar në lidhje me kërkesën për referendum nga VMRO-DPMNE . Sipas Kovaçevskit, VMRO-DPMNE ka qenë dhe është kundër të gjitha vendimeve strategjike që ka marrë Maqedonia e Veriut që nga pavarësia e saj e deri më sot.

“Pra, nëse i kthehemi anëtarësimit në NATO, marrëveshjes së Prespës, nëse i kthehemi përfundimit të marrëveshjes me Bullgarinë, marrëveshjes për përdorimin e gjuhëve në shtet, kornizës së negociatave… gjithmonë VMRO-DPMNE është kundër, por nuk votojnë kundër, gjithmonë e lënë sallën e Kuvendit dhe gjithmonë pas kësaj fshihen pas qytetarëve duke kërkuar referendume të caktuara etj”, ka theksuar për RMTV kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut i kishte pritur negociatat me Bashkimin e Evropian 17 vjet, ndërsa në periudhë prej 11 vjetësh kishte qenë në pushtet VMRO-DPMNE .

“Pra, nëse shikoni politikën e udhëhequr nga presidenti Gligorov, i udhëhequr nga kryeministri Kljusev, i udhëhequr nga presidenti Crvenkovski, kryeministri Georgievski, presidenti Trajkovski dhe nëse e krahasoni me politikën e njëmbëdhjetë viteve të Gruevskit dhe Ivanovit, atëherë do të shihni një dallim të qartë”,  ka theksuar Kovaçevski.

Më tej, Kovaçevski folur për frymën ideologjike që i udhëheq liderët VMRO-DPMNE , e që sipas tij është politikë e mosvazhdimësisë së shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika