Kovaçevski: Koncepti im është shteti i fortë ekonomikisht dhe anëtar i plotë i BE-së

I pari i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se Maqedonia e Veriut e meriton të jetë pjesë e BE-së e barabartë si të gjitha shtetet e tjera

Kryeministri i Maqedonisë Veriut, Dimitar Kovaçvski





Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një tubim partiak të LSDM-së, ka thënë se ai e ka një plan dhe vizion se si t’i trajtojë sfidat.

Kovaçevski ka theksuar se ai është i vendosur që të ecë drejt se ardhmes, e që është Bashkim Evropian. Sipas tij, Maqedonia e Veriut e meriton të jetë pjesë e BE-së e barabartë si të gjitha shtetet e tjera.

“Koncepti im është shtet i fortë ekonomikisht dhe stabil, e anëtar i plotë i BE-së, me gjuhë dhe identitet të mbrojtur maqedonas. Është një koncept për një vend të përparuar dhe të pasur”.

“Kjo është ajo, për të cilën, jam i përkushtuar, kjo është ajo për të cilën po punoj. Le të krenohemi maqedonas në BE, le të ulemi në tryezën e madhe në Bruksel, të barabartë, të fortë dhe më të pasur se që jemi sot”, ka deklaruar Kovaçevski.

Ai ka përfunduar duke treguar se po përkujdeset për standardin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kur të bëhen pjesë BE-së të krenohen me vendin e tyre.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika