Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dënuar “gjuhën kërcënues” të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që ka përdorurur të premten ndaj prokurorit, Ilaz Beqiri.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dënon gjuhën me përmbajtje kërcënuese të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Iliaz Beqiri, të përdorur sot në seancën e sotme gjyqësore ndaj saj, në të cilën akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Tutje në këtë njoftim thuhet se KPK-ja i bënë thirrje ministres Haxhiu edhe një herë që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, “sepse gjuha e saj e përdorur është tentativë për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit”.
“Në anën tjetër, KPK-ja do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë dhe të mbrojë me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës