KPK-ja dhe ZKPSH-ja kërkojnë nga Murati të mos ndërhyjë në punën Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se po ia bën argatin opozitës

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati për Prokurorinë Speciale.

Në reagimin e tyre KPK dhe ZKPSH kërkojnë që bartësit e funksioneve qeveritare të jenë të kujdesshëm, të përmbajtur dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

“Puna dhe veprimet e prokurorëve të shtetit, përfshirë këtu Prokurorinë Speciale, janë objektive, profesionale, të bazuara në ligj, prova dhe fakte.

Andaj, tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara”, thuhet në reagim.

KPK dhe ZKPSH kanë theksuar se mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në luftën e pa kompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë.

Ndryshe ministri i Financave, Hekuran Murati dje në një postim në Facebook kritikoi ashpër Prokurorinë Speciale, duke thënë se ajo nuk është e interesuar të hetojë periudhën kur është përdorur më së shumti procedura e negociuar.

“Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin dhe korrupsionin, por është e angazhuar për të luftuar Albin Kurtin, për t’ia bërë argatin opozitës” tha ai, duke i cilësuar kërkesat për dokumentacionin mbi “kontratën njëburimore” si një mënyrë për të manipuluar hetimet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika