KPK-ja i kërkon Osmanit që ta dekretojë Isufajn si kryeprokuror

Janë bërë pothuajse një vit që nga mungesa e një kryeprokurori të Shtetit. Këshilli Prokurorial ka vlerësuar se një pozitë e tillë nuk duhet mbetur më gjatë pa dikë në të, dhe i njëjti, i ka dërguar një kërkesë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e kryeprokurorit

Një kërkesë i është drejtuar Zyrës së Presidentes nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, që Osmani të dekretojë Blerim Isufaj në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të tyre, KPK ka thënë se një kërkesë e tillë vije pas shterimit të të gjitha rrugëve ligjore që vërtetojnë se procesi për rekrutimin e pozitës së kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim.

“Në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, Këshilli Prokurorial i Kosovës njofton opinionin publik se sot iu ka drejtuar Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës me kërkesë për dekretimin e z.Blerim Isufaj në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit. Kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim. Andaj, duke vlerësuar lart angazhimin e Zyrës së Presidentes në tërë këtë proces dhe rolin e saj si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, si dhe duke besuar në qëndrimin e përbashkët që të kemi institucione me funksionalitet të plotë, KPK-ja ka kërkuar që procesi i dekretimit të kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, KPK ka theksuar se dekretimi i kryeprokurorit të Shtetit është esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend, dhe si rrjedhojë, institucioneve u nevojitet një kryeprokuror i Shtetit.

Tashmë shënohen pothuajse një vit qëkur vendi i kryeprokurorit të shtetit ka mbetur pa të zot. Ndonëse KPK-ja pati votuar Isufajn për këtë pozitë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka trajtuar çështjen.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika