KPK-ja nuk tërhiqet nga Blerim Isufaj për kryeprokuror, pret përgjigje nga presidentja

Një përgjigje nga Zyra e Presidentes së Kosovës edhe pas 7 muajsh, është duke e pritur Këshilli Prokurorial i Kosovës për dekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit. KPK-ja në një përgjigje për Dukagjinin tha se kjo çështje do të diskutohet në një nga mbledhjet e këshillit. Nga shoqëria civile thonë se duhet hapur konkurs i ri për këtë pozitë

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Ndër pozitat më e rëndësishme në sistemin e drejtësisë, ajo e kryeprokurorit të shtetit ka mbetur me ushtrues detyre tash e më shumë se dy vite.

Kjo çështje e cila nuk po merr epilog assesi, pritet të diskutohet në një nga mbledhjet e ardhshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Në një përgjigje për Dukagjinin, ky institucion ka thënë se janë në pritje të përgjigjes për letrën dërguar presidentes, pas refuzimit për dekretim të Blerim Isufajt.

Ata nuk treguan nëse do të hapet konkurs i ri, ashtu siç kishte kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani, kur pati vendosur për mosdekretimin e kandidatit të propozuar nga KPK-ja.

“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dërguar një letër, të cilën ia ka drejtuar Presidentes së vendit, znj.Vjosa Osmani dhe KPK-ja është ende në pritje të kthimit të përgjigjes nga ana e Zyrës së saj dhe kjo çështje mund të shqyrtohet në njërën nga takimet e radhës së KPK-së dhe natyrisht se lidhur me këtë do t’ju mbajmë të informuar në kohë reale për hapat e mëtejshëm”, ka njoftuar Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Ndërkohë që nga Instituti i Kosovës për Drejtësi insistojnë se Këshilli Prokurorial duhet të ndërmarr hapa sa më shpejtë, për të hapur konkursin e ri e jo të vazhdojë të insistojë sërish për Blerim Isufaj.

“Pra qysh prej 17 tetorit 2023 e deri më sot që po bëhen 7 muaj, Këshilli Prokurorial nuk ka vepruar konform këtyre rekomandimeve që shoqëria civile dhe ndërkombëtaret i kanë dhënë, por përkundrazi e kanë rikandiduar dmth ridërguar emrin e z.Isufaj sërish për dekretim duke mos shpallur konkurs të ri, kujtojmë që deri më 17 tetor 2023 është targetuar presidentja e vendit se nuk po dekreton por tash pre 17 tetorit 2023 e ka e deri sot që po bëhen 7 muaj  e ka në dorë KPK-ja”, deklaroi Flamur Kabashi – Hulumtues në IKD.

Kabashi shton se lënia e një pozite kaq të rëndësishme  e për një kohë kaq të gjatë me ushtrues detyre e zbehë rëndësinë që ka posti.

“Fakti që ne nuk kemi kryeprokuror të shtetit por kemi një ushtrues detyre normalisht që e bënë të zbehtë pozitën e kryeprokuroerit të shtetit por nuk kemi parë nën monitorimin tonë një pengesë nga puna e ushtruesit të detyrës së prokurorit të shtetit, pavarësisht se shteti duhet të ketë kryeprokurorin e saj”, ka deklaruar Flamur Kabashi – Hulumtues në IKD.

Dërgimi i Blerim Isufajt për dekretim, i cili aktualisht udhëheq me Prokurorinë Speciale, ishte diskutuar shumë, meqë shoqëria civile dhe ambasadat thanë se procesi ishte shoqëruar me shkelje.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas gati një viti më 17 tetor të vitit të kaluar njoftoi se kishte vendosur për mosdekretimin e Isufajt, derisa KPK-ja vetëm pak dite pas kishte ridërguar emrin e tij për dekretim për kryeprokuror të shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika