KPK-ja për vlerën e koeficientit: Cenon funksionalizimin e sistemit prokurorial

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka kundërshtuar vlerën e koeficientit të përcaktuar nga Qeveria kështu duke kërkuar nga Avokati i Popullit që Ligjin për paga ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka reaguar për vlerën e koeficientit që është përcaktuar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës.

Në një komunikatë për media, KPK është shprehur se komentet e tyre për Ligjin për paga nuk janë marrë parasysh.

“KPK-ja në vazhdimësi ka marrë pjesë në grupet punuese gjatë procesit të hartimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me ç’rast ka ofruar propozime dhe komente konkrete lidhur me këtë ligj, por të cilat nuk janë marrë parasysh nga organet përkatëse”, thuhet në komunikatën e KPK-së.

Sipas KPK-së, pagat e prokurorëve dhe të një pjese të stafit në sistemin prokurorial do të ulen.

“Rrjedhimisht, sot, me rastin e publikimit të vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë, faktikisht, vërtetohet hapur se janë ulur ndjeshëm pagat e prokurorëve të shtetit dhe pagat e një pjese të stafit administrativ në sistemin prokurorial të Kosovës”, thuhet në reagim.

KPK-ja ka kërkuar nga Avokati i Popullit që Ligjin për paga ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Më ketë rast, duke shprehur kundërshtimin tonë të fuqishëm lidhur me caktimin e koeficientit të pagave, kërkojmë edhe njëherë që të realizohet kërkesa e Këshillit Prokurorial drejtuar Avokatit të Popullit për referimin e Ligjit për pagat në sektorin publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Sipas tyre, me këtë rast është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial.

“KPK-ja konstaton përfundimisht se me këtë rast është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial, ngaqë pretendimet e ngritura me kohë janë të mbështetura në aktet, praktikat dhe standardet ndërkombëtare dhe, të cilat nuk mund dhe nuk duhet të cenojnë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti”, thuhet tutje.

Ndryshe, të mërkurën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.

Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika