Pas votimit të Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, kanë filluar akuzat ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke nxitur këtë të fundit të reagojë.
“KPK-ja nuk do të tolerojë që të cenohet integriteti dhe reputacioni i anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe i bartësve të funksioneve prokuroriale”, thuhet në reagimin KPK-së.
Në Reagimin e Këshilli Prokurorial të Kosovës thuhet.
“Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë “grup dhe kokë kriminale” .
Sipas tyre kjo gjuhë i tejkalon të gjitha limitet dhe është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e një institucioni të pavarur siç është KPK-ja, kjo po shihet si tendencë e qartë për ta rrënuar, “sistemin prokurorial”.
Ky proces nuk është tejkaluar në heshtje ka pasur shumë reagimi si nga akterët politikë të vendit dhe ndërkombëtarë.
Ambasadori i BE-së i reagon KPK-së për votimin e Isufajt: Jemi të habitur dhe të zhgënjyer