Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim që të urdhërohen operatorët e shpërndarjes që menjëherë të ndalojnë platformat e kanaleve “Arena”.
Vendimi i KPM-së vjen pasi në platformat e kanaleve “Arena” janë shpërndarë mesazhe mbështetëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Ky vendim, është marrë në mbledhjen e së martës të Këshillit të Pavarur të Mediave, i cili u miratua me pesë vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se kjo masë do të vlejë deri në një vendim tjetër të Komisionit.
“Unë do të sugjeroj dhe do të rekomandoj që si Komision të marrim një vendim i cili kërkon nga operatorët e shpërndarjes që të ndalojnë menjëherë platformat e kanaleve “Arena” dhe kjo masë proporcionale do të vlejë deri në një vendim tjetër të Komisionit”, tha Mehmeti.
Paraprakisht, Mehmeti tha se zyra ekzekutive e Komisionit të Pavarur të Mediave, më 1 tetor 2023, ka iniciuar monitorim ex-officio nga operatorët e shpërndarjes për shkak të dyshimit se disa operatorë shpërndajnë kanale me përmbajtje kërcënuese.
Nga monitorimi i zyrës ekzekutive del se kanalet e “Arena” në bazë të monitorimit, ka gjetur se këto kanale kanë transmetuar përmbajtje të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.
Do të thotë, janë transmetuar video-mesazhe, të cilat vijnë nga Serbia dhe të cilat kanë përmbajtje me theks të cilat juridifikojnë sulmin në veri dhe mbi të gjitha mesazhe kërcënuese për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Me këtë, KPM do të urdhërojë që licencën e atij kanali, ta largojë menjëherë nga katalogu. /BetimipërDrejtësi