Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kritikuar ashpër procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Besnik Berisha, duke e cilësuar si një akt të paprecedentë që cenon pavarësinë e këtij institucioni dhe lirinë e mediave në Kosovë.
Në FIVE të Dukagjinit Kusari tha se ndryshimet në rregulloren e brendshme të KPM-së janë bërë në mënyrë të kundërligjshme, pa konsultime publike, vetëm për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit të ri para përfundimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.
Ajo theksoi se këto veprime përfaqësojnë një “kapje politike” të KPM-së nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shënuar një goditje të rëndë ndaj një prej institucioneve të pavarura në vend.
“Vetëvendosje e ka filluar me sulme ndaj mediave dhe me ndërmarrjen ose mosndërmarrjen e veprimeve që në mënyrë shumë të madhe kanë ndikuar në rënien e lirisë së mediave. Dhe po e përmbyll mandatin e saj prej katër vitesh me kapjen e institucionit të fundit, i cili ende po merrte pak frymë dhe kishte mbetur një lloj pavarësie, fal kryetarit të jashtëzakonshëm Jeton Mehmeti, person me integritet të madh dhe ekspertizë ne media. Mirëpo edhe kjo ndodhi që edhe ky institucion është vendosur në kthetrat e politikës. Dhe që për mua paraqet një sulm shumë të madh ndaj KPM-së, ndaj lirisë së medias dhe arsye për tu shqetësuar mediat për mënyrë se si do të trajton problemet në të ardhmen”, ka thënë Kusari në FIVE.
Ajo gjithashtu ngriti shqetësime se kjo përbërje aktuale e KPM-së ka qëllime të qarta politike për të frenuar hapësirën e lirë të mediave dhe për të përdorur gjobat si mjet presioni ndaj atyre që nuk përputhen me interesat politike të pushtetit.
“Kapja politike nuk ka logjik. D.m.th. bëhet për arsye të caktuara edhe nuk zgjidhet asnjë mjet. Deri tani praktika ka qenë, kur mandati i kryhet kryetarit, pritet që plotësohet komisioni me anëtar që mungojnë se iu ka skaduar afat, pastaj ata që vijnë e zgjedhin kryerin. Me logjikën më të shëndoshë që personat që do të vijnë do të punon më kryetarin që e zgjedhin vet. Pra dhe që nuk e gjejnë dikë që është zgjedhur nga dikush që e ka kryer mandatin. Kjo ka qenë logjika dhe ka qenë plani për të vazhduar.
Tash çfarë ka ndodhur? Është kontrabanduar ndryshimi i rregullores, në mënyrë të kundërligjshme sepse nuk ka pas konsultim publik. Në mërye që të lejoj një përzgjedhje të kryetarit sot. Kryetari që është zgjedh sot nuk është zgjedh në mënyrë të kundërligjshme dhe këtë do ta dëshmojë edhe gjykata. Sepse nuk mundesh me zgjedh një kryetar sa e ke një kryetar në pushtet dhe përmes një procedure të kundërligjshme.
Këtë e kemi parë edhe në RTK dhe ndodhi edhe në KPM… Përbërjes aktuale nuk i besoj as edhe një për qind. Kryetar është jo legjitim dhe përbërja aktuale ka qëllime shumë politike. Që të punojë kundër mediave dhe të mos i lë hapësirën e nevojshme. Dhe te iu rrijë si një lloj çekani që nëse bën diçka që si pëlqen estetit t’i dënoj me gjoba”, ka shtuar ndër të tjera Kusari.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të KPM-së, thirrur nga anëtarja Luljeta Aliu, u miratuan ndryshime në rregulloren e brendshme të institucionit. Me këtë vendim, Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së me katër vota pro, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.
Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri, çka po ndodh në KPM?