KPM ndalon transmetimin televiziv të programit ‘It’s my home’

Komisioni i Pavarur i Mediave, ka ndaluar transmetimin televiziv të programit “It’s my home” në First Channel, këtë e ka bërë të ditur pronari i televizionit në fjalë, Valon Maloku

Foto ilustrim

Pronari i televizionit “First Chanel”, Valon Maloku ka bërë të ditur se Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), e ka ndërprerë transmetimin televiziv të programit “It’s my home”.

Arsyeja sipas tij, është ndërrimi i skemës programore.

“Sipas vendimit te KPM-se programi Reality show “It’s my home” ndërkrehet menjëherë në transmetimin televiziv. Arsyeja është për ndërrim të skemës programore, që është ndërruar qe 9 vite, dhe jo për arsyet që po kanë qejf portalet”, ka shkruar Maloku në Facebook.

Ndërkaq, në një komunikatë për media, Komisioni i Pavarurur i Mediave (KPM), ka njoftuar se janë duke i përcjellë me vëmendje përmbajtjet e transmetuara në televizionin “First Chanel”.

“Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përcjell me vëmendje përmbajtjet e transmetuara së fundi  në media, respektivisht televizionin First Chanel. Nisur nga obligimet ligjore si rregullator dhe shqetësimet e publikut që kanë të bëjnë me imazhet e paraqitura në televizionin First Chanel, KPM ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura, të cilat mund të bien ndesh me legjislacionin e KPM-së”, thuhet në noftimin nga KPM-ja.

Po ashtu, KPM-ja ka kërkuar nga ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve dhe emisioneve të drejtpërdrejta pavarësisht formatit të tyre, dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të mënjanuar manifestimin e dhunës dhe përdorimin e gjuhës vulgare dhe ofenduese.

Në këtë “reality show”, i titulluar “It’s my home”, i cili ka filluar së fundmi në Kosovë, kishte filluar një debat, mes dy banorëve, dhe debati përfunoi kur njëri nga banorët ka goditur me këpucë banoren tjetër. Dhe e njëjta ishte larguar duke qarë me zë të lartë.

Ndërsa, nuk është ky i vetmi rast ky që shfaqte dhunë fizike dhe psikike në televizion, pasi ka shumë video që qarkullojnë në rrjete sociale, ku shfaqin banorët duke bërtitur me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, emisioni është mjaft i shikuar, rreth 10 mijë njerëz e shikojnë gjatë transmetimit live.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika