KQZ: Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike deri më 22 mars 2023

Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me njoftim për të gjitha subjektet politike, ku përfshihen partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare, se afati për aplikim për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave me shumicë serbe përfundon më 22 mars të këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, kurse për kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq

KQZ, po ashtu, ka njoftuar se kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

Ndërkaq, nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë nevojë të paraqesin aplikim të ri, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika