KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit vjetor 2024

FOTO:EO

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy subjekteve politike në Kosovë, për shkak të dorëzimit me vonesë të formularëve të azhurnimit vjetor 2024.

Me 250 euro është gjobitur Partia Kosovskih Srba, e cila është vonuar për pesë ditë, ndërsa Kosova Adalet Türk Partisi me 500 euro.

Kjo e fundit këtë formular e ka dorëzuar me tetë ditë vonesë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një raport lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, i cili ka përfunduar më 31 janar 2024.

Sipas njoftimit, nga 50 parti politike të regjistruara në Kosovë, 46 parti politike kanë dorëzuar formularët me të dhënat e përditësuara brenda afatit; 2 parti politike të tjera me disa ditë vonesë dhe 2 parti politike nuk kanë dorëzuar ende këtë raport./EO

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika