KQZ-ja emëron mbi 15 mijë komisionerë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për emërimin e anëtarëve të 2,533 Këshillave të Vendvotimit në kuadër të 903 Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, të cilët do të angazhohen në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i anëtarëve të emëruar, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, është është rreth 15 mijë, prej të cilëve më shumë se 12 mijë do të angazhohen në vendvotime të rregullta, ndërkaq më shumë se 200 në vendvotimet në të cilat do të zhvillohet votimi me kusht.

KQZ emëroi më shumë se 2 mijë e 300 anëtarë që do të shërbejnë në grupet e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë që do të zhvillohet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit në të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së do të shqyrtohen dhe verifikohen rastet kur subjektet politike kanë nominuar persona nga komuniteti tjetër dhe të bëjnë zëvendësimin e tyre. Po ashtu, KQZ emëroi edhe anëtarët e Këshillave të Vendvotimit që do të angazhohen në 43 vendvotime në përfaqësi diplomatike në shtete të ndryshme në të cilat do të mbahet procesi i votimit më 8 shkurt 2025./EO

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika