KQZ-ja me letër ua kujton partive nenin për dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), këtë të enjte pritet të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Para certifikimit, KQZ-ja i ka dërguar një letër partive politike, duke i informuar për detyrimet ligjore që lidhen me dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë aktuale që janë zgjedhur deputetë në legjislaturën e re.

Sipas letrës nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, neni 26 i Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës kërkon që anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Në letrë theksohet se më 26 mars 2025, KQZ ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të cilat kishin të bënin me shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Po ashtu, është konfirmuar se nuk ka ankesa të tjera që presin vendimmarrje.

Në përputhje me Ligjin për Qeverinë e Kosovës, KQZ ka njoftuar se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, do të bëhet më 27 mars, në orën 16:00.

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi, ka apeluar te partitë politike që të respektojnë ligjin dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i rregullt i institucioneve të Kosovës.

Nga Qeveria aktuale, përveç kryeministrit Albin Kurti, janë zgjedhur deputetë edhe disa ministra dhe zëvendësministra, si: Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schwarz, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Hajrullah Çeku, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Rozeta Hajdari, Fikrim Damka, Nenad Rashiq, Elbert Krasniqi dhe Emilja Rexhepi.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika