KQZ-ja miraton zhvendosjen e disa qendrave të votimit në Leposaviq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për zhvendosjen e disa qendrave të votimit në Komunën e Leposaviqit, për shkak të kushteve të papërshtatshme të objekteve ekzistuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar ndryshimin e lokacioneve të disa qendrave të votimit në Komunën e Leposaviqit, me arsyetimin se disa objekte nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme.

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se tre qendra të votimit janë zhvendosur.

Qendra në fshatin Borqan është bartur në Soqanicën e Epërme, pasi objekti ekzistues nuk i plotëson kushtet. Qendra në fshatin Kushtovë është zhvendosur në një objekt privat brenda fshatit, për shkak të kushteve të papërshtatshme të objektit aktual.

Po ashtu, edhe qendra me kodin 1210 është transferuar në Jarinjë të Poshtme, për të siguruar kushte më të mira për votuesit.

Gjithashtu, KQZ-ja ka prezantuar edhe kamerat që do të vendosen në vendvotime më 9 shkurt, për të garantuar një proces zgjedhor më transparent.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se me këto kamera do të garantohet siguria e materialeve zgjedhore dhe do të ruhet integriteti i procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika