KQZ-ja nuk ia njeh dy kryetarët e zgjedhur partisë GUXO

Kuvendi i partisë "GUXO" i datës 7 shtator 2022 në Prishtinë, po del të jetë zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike, kështu thotë raporti i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim të KQZ-së

KQZ





Në raportin ekskluziv të siguruar nga “Gazeta 10”, të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Çertifikim të KQZ-së, janë konstatuar një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo.

Kuvendi i kësaj partie i datës 7 shtator 2022 në Prishtinë, po del të jetë zhvilluar jashtë rregullave që përcaktohen në rregulloret e brendshme të KQZ-së, për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike.

Vërejtja më e madhe e raportit është te votimi dhe zgjedhja e dy kryetarëve të partisë Guxo.

Madje, sipas monitoruesve, kjo çështje u shtrua si shqetësim edhe nga disa pjesëmarrës, por Donika Gërvalla arsyetoi se ka shembuj të tillë të partive me dy kryetarë edhe në Gjermani.

Në raport, thuhet se me datën 13 shtator 2022, përfaqësuesi i partisë politike GUXO ka dorëzuar në Zyrë materialet nga Kuvendi, dhe te pjesa e njoftimit të ndryshimeve, në pjesën ku duhet të nënshkruhet kryetari, është nënshkruar Faton Peci.

“Sipas shpjegimit të përfaqësuesit të partisë politike Guxo, votimi i dy kryetarëve ishte më shumë veprim politik dhe se në arenën politike Guxo do të përfaqësohet nga dy kryetarë, Donika Gërvalla Schwarz dhe Faton Peci, të cilët janë votuar në Kuvend ndërsa ligjërisht Guxo përfaqësohet vetëm nga Faton Peci” thuhet në raport.

Në rekomandimet e mëtejshme të Zyrës, thuhet se ndryshimet e statutit dhe përshtatshmëria ligjore, nuk janë në përputhje me Rregullën 01/2013, pra konsiderohet si shkelje.

“Zyra vlerëson që ndryshimi i Statutit të partisë politike për të lejuar partinë të ketë më shumë se një kryetar, është shkelje e Rregullës 01/2013 për Regjstrimin dhe veprimin e partive politike, më saktësisht e çdo neni ku përmendet Kryetari si një person i vetëm. Pra kjo rregullë në asnjë nen nuk e thekson mundësinë që një parti politike e regjistruar mund të ketë më shumë se një kryetar” thuhet në raportin mbi punën e Kuvendit Zgjedhor të Partisë Politike GUXO, i datës 14 shtator 2022.

Përpos kësaj, raporti thekson të gjitha dokumentet zyrtare të Zyrës, duke filluar nga ato për përmubshjen e obligimeve të rregullta deri te ato zgjedhore, ku kërkohet nënshkrimi i një kryetari, dhe zyra ligjërisht njeh vetëm një kryetar të një partie politike.

Në bazë të këtyre gjetjeve, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike të KQZ, e njeh si të pavlefshëm procesin e zgjedhjes së dy kryetarëve të partisë Guxo.

“Duke u nisur nga çfarë u tha më lart, në përputhje me nenin 14, paragrafi 3 i Rregullës 01/2013, i cili thekson se ndryshimi i Stautit të partisë politike që nuk është në përputhje me këtë rregullë, është i pavlefshëm. Zyra konstaton se ndryshimet e Statutit të partisë politike Guxo që kanë dalë nga Kuvendi i parë themelues i datës 7 shtator 2022, janë të pavlefshme dhe rrjedhimisht votimi i dy kryetarëve konsiderohet i pavlefshëm” thuhet në raport.

Në fund, Zyra rekomandon që statuti legjitim i partisë politike Guxo, të konsidrohet ai me të cilin është regjistruar partia politike.

Zyra për Regjistirmin e Partive Politike të KQZ-së, i rekomandon partisë politike Guxo që brenda 45 ditësh, të sigurojë zgjedhjen e një kryetari të vetëm të partisë politike në përputhje me statutin e partisë politike.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika