KQZ-ja pezullon aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur të dielën, ka pezulluar të gjitha aktivitet e planifikuara më herët për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor, e të cilat u shtynë për në muajin prill

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte njoftuar se është marrë vendim për shtyrje të zgjedhjeve në veri, deri më 23 prill.

Në lidhje me këtë vendim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vendosur për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara që kishin të bëjnë me zgjedhjet e këtij muaji.

Këtë për RTV Dukagjinin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor”, ka thënë ai.

Po ashtu, sipas tij, KQZ-ja është dakorduar për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika