KQZ-ja pezullon një parti politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten ka marrë vendim për pezullimin e partisë politike, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), pasi nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor sipas afatit ligjor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten ka marrë vendim për pezullimin e partisë politike, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), pasi nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor sipas afatit ligjor.

Afati i fundit për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për PREBK-në ka qenë data 6 janar 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, PREBK obligohet që ta mbajë Kuvendin Zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh, dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ-ja merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë Kuvendin Zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se ky vendim është diskriminim, pasi shkelje të ngjashme ka pasur edhe nga partitë e tjera.

“Ky është rasti i disa partive që pezullohet për këtë, një rast e kemi pas me të njëjtat kushte dhe nuk e kemi pezulluar dhe dua ta theksoj se jemi duke bërë diskriminim në rrethana të njëjta për kushte të ndryshme. Ky është rast klasik i diskriminimit”, u shpreh ai. /EO

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika